Roza Lati, një nga pjesëmarrëset më të dashura për audiencën shqiptare në edicionin e tretë të “Big Brother VIP”, së fundmi përjetoi një moment emocionues. Një surprizë e veçantë erdhi nga nëna e saj, Rita Lati, e cila dërgoi një dron brenda shtëpisë së spektaklit. Menjëherë pasi e pa, Roza u përlot dhe filloi të qajë me zë të lartë, ndërsa disa bashkëbanorë iu afruan për ta ngushëlluar, duke i treguar mbështetje. Gjatë kësaj kohe, ajo shprehu ndjenjat e saj të thella duke thënë se i mungonte shumë vogëlushja e saj.
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/reel/C5VkqRWIIaW/?utm_source=ig_embed&ig_rid=233b717a-3966-46cf-9aae-8ea4a44e34da