Dua Lipa e cila tashmë po shijon sukseset e saj të panumërta, është bërë ndër figurat më të përfolura në skenën e muzikës ndërkombëtare. Dua Lipa sot ka uruar babain e saj, Dukagjin Lipën, për ditëlindjen e tij. Ai feston ditëlindjen e 55-të, ndërsa urimi i veçantë nga artistja nuk do të mungonte kurrsesi.
Me nje foto ku shfaqen te dy, ajo bashkëngjiti edhe disa fjalë të ëmbla.
“Happy Birthday Twin! I love you”, ka shkruar ajo në përshkrim.