Disa ditë para finaleve të ‘Big Brother Vip Kosova’, gjysmë-finalistët u nënshtruan përsëri pyetjeve nga publiku në një darkë të organizuar nga ‘Vëllai i Madh’. Një moment i veçantë ka ndezur polemikat mes dy vajzave, Shqipes dhe Santianës.
Santiana u pyet drejtpërdrejt në lidhje me kuptimin e feminizmit. “A je e sigurt që e ke kuptuar mirë kauzën e feminizmit?”, ishte pyetja e drejtuar asaj.
“Shumë mirë e kuptoj kauzën e feminizmit, por unë këtu nuk kam hyrë për feminizëm, s’e kam thënë asnjëherë këtë. Por, kam thënë që sa herë që i duhet një femre mbështetje, do të jem aty, sot e përgjithmonë,” ka përgjigjur Santiana.
Shqipja ka shprehur shqetësimin e saj, duke thënë se “Santiana sulmon femrat”. Kjo ka sjellë replikat e ashpëra mes tyre.
“Shqipe, të njeh e gjithë Shqipëria, që del në takime me meshkuj në televizion, ke ardhur këtu për ta rregulluar imazhin,” i është drejtuar Santiana Shqipes.
Burimi i artikullit: https://www.youtube.com/watch?v=QpI-tiRKvXg
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo/?fbid=125082736957178&set=a.122721250526660