Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Live from Tirana”, moderatorja e njohur Arjola Shehu ndau opinionin e saj rreth spektaklit më të diskutueshëm të momentit, “BBV”.
Arjola Shehu u shpreh se këtë vit, BBV ka shquar për një shumëllojshmëri personazhesh, të cilët janë të gatshëm të bëhen protagoniste duke shfaqur energji, por në disa raste duke përdorur një agresivitet të panevojshëm për të tërhequr vëmendjen e kamerave.
Në veçanti, Arjola theksoi prezencën e disa personazheve që kanë bërë të mundur një atmosferë argëtuese dhe të veçantë në BBV. Ledioni, sipas moderatores, është një prej këtyre personazheve që ka bërë një ndryshim të dukshëm në spektakël. Ajo e përshkroi Ledionin si një figurë që përdor ironinë në një mënyrë të veçantë dhe të kendshme.
“Këtë vit ka kaq shumë personazhe që duan patjetër të jenë në fokus të kamerave, protagoniste, ndonjëherë edhe me energji jo fort të mira, që përpiqen me agresivitet ta marrin vëmendjen. Por ka dhe personazhe të tjerë, Ledioni bente ironi shumë të kendshme,” u shpreh Arjola Shehu në emisionin “Live from Tirana.”
Burimi i lajmit: https://www.youtube.com/watch?v=rdthtpGvXqE
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cx3nuZxI6Zr/?igsh=MW9nazRqcDZldjNzYw==