Eurovision Song Contest ka njoftuar se slogani “United by Music”, i prezantuar nga BBC për ngjarjen e sivjetme në Liverpool, do të bëhet një element i përhershëm për të gjitha garat e ardhshme. Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) shprehu entuziazëm për vendimin, duke përmendur aftësinë e sloganit për të pasqyruar fuqinë e muzikës në bashkimin e njerëzve në mbarë botën. Trashëgimia e pritjes së Liverpool-it vazhdon, me “United By Music” që do të arrij përtej Merseyside në Malmö, ku është planifikuar të zhvillohet në maj 2024 Eurovision Song Contest. Ky veprim shënon një largim nga tradita e përdorimit të sloganeve të ndryshme çdo vit që nga viti 2002.
Burimi i artikullit:https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-67419354
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CtgLB7nNVvN/?img_index=1