Landi ishte i ftuar në emisionin “Pardon My French”. Ai u shpreh se si vazhdon grupi pa Dr Florin dhe se sa e vështirë është pa të.
Ai më pas shtoi që: “Ne mundohemi të gjejmë një fabulë, të përfaqësojë West Side Family. Mos të jetë një produkt kalimtar, një produkt që t’I kuptohet gjëja, teksti, muzika dhe interpretimi të behen bashkë. Pa Florin është jashtëzakonisht e vështirë, por ne po punojmë ende me vëllain e tij, Albanin”. ”.
Landi është shprehur se do ketë një koncert shum shpejt, ai ka thënë se: “Ne kemi bere përpjekje me grupe pune, që organizojnë koncerte. Njëherë ka ndodhur tërmeti, pandemia. Kemi edhe ne disa pikëpyetje që pse kjo gjëja e madhe nuk po del?! Është tribute për Dr. Florin. Përgjegjsia është e madhe tani që Flori nuk është këtu. Do kemi pikëpyetjen a i pëlqeu atij?!
Burimi i artikullit: https://www.instagram.com/reel/Cu49GSVNjm1/?igshid=Y2I2MzMwZWM3ZA==
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/1u2iAlvnUh/