Close Menu

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    What's Hot

    Trendet më të fundit të modës për këtë sezon

    May 18, 2026

    Rutinat më të mira të mëngjesit për një ditë produktive

    May 18, 2026

    Horoskopi per diten e sotme,19 Maj 2026

    May 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Faber Media
    SUBSCRIBE
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    Faber Media

    Pse lyhen vezët të ‘Enjten e Madhe’? Kuptimi dhe tradita e Pashkëve

    Share
    Facebook Twitter Reddit Telegram Pinterest Email

    Me afrimin e festës së Pashkës, një nga traditat më të rëndësishme që ruhet në familjet shqiptare është lyerja e vezëve të kuqe, një ritual me simbolikë të thellë fetare dhe kulturore.

    Sipas traditës, vezët lyhen në dy momente kryesore. Në të “Enjten e Madhe”, familjet ngjyrosin një pjesë të vezëve, duke i dedikuar nga një për çdo anëtar të familjes, për persona të afërt, si dhe një vezë për shtëpinë, e cila ruhet për një vit të plotë deri në Pashkën tjetër. Ndërsa në të “Shtunën e Madhe”, lyhen sërish vezë, këtë herë në sasi më të madhe për konsum familjar dhe për t’u dhuruar.

    Vezët lahen mirë dhe zihen në zjarr të ngadaltë që të mos dëmtohen. Ndërkohë përgatitet përzierja me ujë të vakët, uthull dhe bojë ushqimore. Vezët e ziera vendosen në këtë tretësirë për disa minuta derisa të marrin ngjyrën e kuqe karakteristike. Në fund, ato lyhen lehtë me vaj për t’u dhënë shkëlqim.

    Por përtej aspektit praktik, kjo traditë mbart një kuptim të thellë simbolik. Veza përfaqëson jetën dhe ringjalljen, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon flijimin e Krishtit dhe fitoren e jetës mbi vdekjen. Lëvozhga e vezës shihet si simbol i varrit të Krishtit, i cili u hap për të dhënë jetë.

    Njëkohësisht, në traditën kishtare ruhet edhe një gojëdhënë e njohur për Maria Magdalena. Sipas saj, pas ringjalljes së Krishtit, ajo shkoi te Ponc Pilati për t’i treguar lajmin, duke i dhuruar një shportë me vezë të bardha. Ai dyshoi në ngjarje dhe tha se aq sa mund të bëhen të kuqe vezët, aq mund të jetë ringjallur Krishti. Në atë moment, sipas gojëdhënës, vezët u kthyen menjëherë në të kuqe.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Telegram Reddit Email
    Previous ArticleKëshilla që ju ndihmojnë për të përmirësuar gjumin e natës
    Next Article Sara Karaj rrëfen momentin e vështirë të jetës

    Related Posts

    Ky frut po konsiderohet “sekreti” natyral për një gjumë më të mirë

    May 18, 2026

    Pse po flitet kaq shumë për ‘morning anxiety’?

    May 16, 2026

    Pse Gen Z po shmang telefonatat dhe po preferon mesazhet?

    May 15, 2026

    A shkakton rënien e flokëve konsumimi i matcha-s? Çfarë thonë ekspertët 

    May 11, 2026

    Në cilin gisht e mban unazën? Ja çfarë tregon kjo për tipin tënd

    May 9, 2026

    Sa kohë i duhet trurit për të krijuar një zakon të ri?

    May 8, 2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    FAber Media
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Don't Miss

    Trendet më të fundit të modës për këtë sezon

    May 18, 2026

    Moda ndryshon vazhdimisht, dhe çdo sezon sjell freski dhe ide të reja për të rinovuar…

    Rutinat më të mira të mëngjesit për një ditë produktive

    May 18, 2026

    Horoskopi per diten e sotme,19 Maj 2026

    May 18, 2026

    Sa shpesh bëjnë seks çiftet e lumtura?

    May 18, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from SmartMag about art & design.

    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    • Kreu
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Aktualitet
    • Technology
    • Sport
    • Travel
    © 2026 FaberMedia. Designed by FaberMedia.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Powered by
    ...
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by