Qoftë një ballkon i vogël, një verandë apo një kopsht i madh, hapësira e jashtme mund të shndërrohet në një vend relaksi dhe kënaqësie. Me pak ide dhe kreativitet, ajo mund të bëhet një zgjatim i shtëpisë suaj dhe një ambient ku kaloni më shumë kohë.
1. Shfrytëzoni edhe hapësirat më të vogla
Edhe nëse jetoni në qytet dhe keni vetëm një dritare apo një ballkon të vogël, mund ta ktheni në një kënd të gjelbër. Vazot e vogla janë ideale për të rritur bimë aromatike si nenexhik apo borzilok.
2. Rritni bimë që mund t’i përdorni
Trend i fundit është “grow your own” – pra të rritni vetë produkte të vogla. Përveçse dekorojnë ambientin, bimët mund të përdoren edhe në kuzhinë apo për pije freskuese.
3. Ndriçimi bën diferencën
Dritat LED ose dritat dekorative mund të ndryshojnë totalisht atmosferën e hapësirës suaj. Ato krijojnë ambient relaksues në mbrëmje dhe e bëjnë hapësirën më tërheqëse.
4. Shtoni drita dekorative në hapësira të mëdha
Nëse keni një kopsht më të madh, dritat me energji diellore ose “fairy lights” janë perfekte për të krijuar një ambient magjik, sidomos gjatë mbrëmjeve verore.
5. Investoni në ngrohtësi dhe rehati
Nëse planifikoni të kaloni shumë kohë jashtë, një ngrohës për ambiente të jashtme mund të jetë zgjedhje ideale, duke ju lejuar ta përdorni hapësirën edhe në ditët më të freskëta.
6. Krijoni një kënd relaksi
Nuk ka kuptim një hapësirë e bukur pa një vend ku të uleni. Shtoni jastëkë të rehatshëm, divane të jashtme apo bean bags për të krijuar një ambient çlodhës.
7. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale
Nëse nuk keni kohë apo ide, një kopshtar profesionist mund t’ju ndihmojë të transformoni plotësisht hapësirën tuaj dhe t’ju japë një nisje të mirë
