Moda ndjek një cikël prej 20 vitesh, që e riformulon dhe rikthen sërish në tendencë. Këtë e konfirmon edhe matematika.
Nga minifundet tek to Longuette, nga beli i lartë apo i ulët, tendencat ndjekin një cikël që, pavarësisht se nuk është rregull i shkruar, rikthehet çdo 20 vjet.
Janë analizuar rreth 37 mijë imazhe të veshjeve femërore në një hark kohor që prej vitit 1869 deri më sot, duke realizuar kështu edhe database më të plotë të krijuar deri më sot. Rezultatet janë prezantuar në Denver, në konventën e American Physical Society, duke treguar shtuar edhe një element tjetër, që cikli ka nisur të fragmentohet, tendencë kjo që pasqyron diversitet dhe variacion më të madh në botën e modës bashkëkohore.
Skema ciklike është e qartë, teksa moda evoluon gradualisht me kalimin e kohës; ngjitja dhe largimi i tendencave ndjekin një grafik që arrin kulmin çdo 20 vite.
Firmën matematikore, database dhe shpjegimin e ka realizuar Northwestern University në SHBA.
