Aktori dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Julian Deda, ka bërë së fundmi një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e fansave të formatit. Ai ka vlerësuar moderatorin nga Kosova, Meriton Mjekiqi, duke e cilësuar si lojtarin më të fortë kosovar që ka marrë pjesë ndonjëherë në këtë reality show.
Në një bisedë në podcast me Bruno Shemshon, Deda foli për dinamikat e lojës dhe për mënyrën se si disa banorë arritën të linin gjurmë gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi. Sipas tij, Meritoni ishte një nga konkurrentët më të fortë në aspektin e strategjisë dhe lojës brenda formatit.
Megjithatë, aktori bëri edhe një analizë më të thellë të rrugëtimit të tij në lojë. Ai u shpreh se një nga faktorët që mund ta ketë penalizuar disi Meritonin ishte romanca e krijuar brenda shtëpisë me gazetaren Ilnisa Agolli. Sipas Dedës, kjo lidhje ndikoi në perceptimin e lojës së tij nga publiku.
Edhe pse kanë kaluar vite nga finalja e edicionit, debatet dhe analizat për strategjitë e banorëve vazhdojnë të jenë pjesë e diskutimeve mes fansave të formatit. Deklarata e Jul Dedës ka rikthyer sërish vëmendjen te loja e Meritonit dhe ndikimi që ai pati gjatë pjesëmarrjes së tij në Big Brother VIP.
Në rrjetet sociale, reagimet nuk kanë munguar, ku shumë ndjekës kanë rënë dakord me vlerësimin e aktorit, ndërsa të tjerë kanë përmendur edhe emra të tjerë që sipas tyre kanë qenë lojtarë të fortë në historinë e këtij formati.
