Pas tensioneve dhe përplasjeve të fundit që kanë përfshirë konkurrentin e njohur Labi, ka ardhur edhe reagimi i familjes së tij, e cila shprehet e shqetësuar për situatën e krijuar.
Në një deklaratë publike, familjarët theksojnë se janë duke ndjekur me vëmendje zhvillimet dhe mënyrën se si po trajtohet ai brenda formatit. Sipas tyre, situatat e fundit kanë kaluar kufijtë e debatit normal dhe kanë krijuar një klimë të rënduar.
Ata bëjnë të ditur se presin që produksioni të ndërhyjë dhe të marrë masa konkrete për të garantuar një ambient të drejtë dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit.
“Ne po e ndjekim çdo gjë me vëmendje dhe jemi shumë të shqetësuar për atë që po ndodh. Nëse nuk merren masa të menjëhershme, do të detyrohemi ta tërheqim nga loja,” thuhet në reagimin e familjes.
Kjo deklaratë vjen në një moment kur debatet dhe përplasjet mes banorëve kanë qenë në qendër të vëmendjes së publikut, duke shkaktuar reagime të shumta edhe në rrjetet sociale.
Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të reagojë pas këtij paralajmërimi të fortë nga familja e Labit dhe si do të ndikojë kjo situatë në vazhdimësinë e tij në garë.
