Faqja zyrtare e “Për’puthen” ka publikuar pamjet e incidentit që çoi në largimin e Laert Vasilit nga programi. Videoja tregon momentin kur Vasili puth një nga konkurrentet, një veprim i papritur që ka habitur stafin dhe të pranishmit në studio. Dalja e pamjeve ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe e ka rikthyer ngjarjen në qendër të diskutimeve.
Ngjarja ndodhi gjatë regjistrimeve të formatit ku Vasili ishte pjesë e panelit si opinionist. Burimet bëjnë me dije se puthja nuk ishte pjesë e një marrëveshjeje ose marrëdhënie romantike, por një veprim i papritur dhe i papërshtatshëm, i cili ka krijuar një situatë të sikletshme për konkurrenten dhe stafin.
Pas këtij momenti, produksioni ndërhyri menjëherë dhe konsideroi veprimin në kundërshtim me rregullat dhe etikën e programit. Si pasojë, Laert Vasili u largua nga “Për’puthen”, një vendim që duket se është përfundimtar.
https://www.instagram.com/reel/DUnY7y8jYbH/?utm_source=ig_web_button_share_sheet
Deri tani, as Vasili dhe as produksioni nuk kanë dhënë detaje shtesë mbi mënyrën se si do të trajtohet kjo ngjarje në episodet e ardhshme. Ngjarja mbetet një nga temat më të komentuar të momentit, ndërsa publikimi i pamjeve ka dhënë mundësinë që secili të shohë me sy situatën që shkaktoi largimin e opinionistit nga formati.
