Shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet kanë marrë drejtim të kundërt, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë.
Të dhënat për martesat konfirmojnë se Shqipëria nuk po përballet vetëm me një valë ndarjesh, por edhe me një tkurrje të fortë të vetë institucionit të martesës.
Psikologia Arlinda Shella shpjegon se:
Në Shqiperi sot flitet shumë për divorcet por pak flitet për vetminë brenda martesës , dhe për femijet që e ndjejnë atë në heshtje.
Njerzit nuk ndahen sepse nuk kanë dashur, por ndahen sepse u ka mbaruar durimi, komunikimi, besimi, janë lodhur duke u ndjerë të padukshëm. Prej shumë vitesh une punoj psikologe pranë Gjykatës dhe kam parë se martesat nuk shemben nga një debat i vetëm, apo nga “ditë e keqe”, por nga vite heshtje ose vite debate.
Une kam parë se gratë nuk largohen sepse nuk jane familjare, por largohen se për shumë kohë kanë mbajtur gjithcka: familjen, maredhënien , durimin. Ato largohen nga maredhënie ku barra emocionale ka qenë pabarabarte.
Gratë në pergjithsi nuk ikin nga familja, ikin nga marëdhëniet ku trajtohen si funksione dhe jo si partnere. Por dhe burrat vuajnë në heshtje, sepse u eshte mësuar të jenë te forte, jo të ndjeshem, ndaj ngelen brenda vorbullës së roleve. Ajo cfarë konstatoj me dhimbje ne punën time është se : kërkohet ndihmë shumë vonë atehere kur dashuria është konsumuar dhe kur nuk ka ngelur më respekt. Dua të theksoj se stresi ekonomik, migrimi, pasiguria e shumë fakorë të tjerë i kanë lodhur ciftet deri në palcë por konstatoj çdo dite se : ciftet edhe pse jetojne në një çati janë mocionalisht larg prej kohësh.
Divorci nuk është I lehte aq më tepër kur ka fëmije, sepse ata e ndjejnë më shumë se kushdo tensionin, heshtjen lodhjen e prinderve. Disa prej tyre mbyllen brenda vetes, disa bëhen të frikesuar nga ndarjet prandaj prindërit në proces divorci duhet të bejnë shumë kujdes në menyren si e menaxhojne atë.
Divorci jo gjithmonë është deshtim , është një akt mbijetese , është e keqe e domosdoshm kur në një famlje mungon qetesia. Rritja e divorcve është një këmbane alarmi për familjen shqiptare e sidomos fëmijët të cilët vuajnë pasojat direkte të divorcit, sepse ata ndjejne tensionin mes prindërve energjinë toksike që krijohet mes çiftit. Fëmijët kanë nevoje për siguri emocionale me shume sesa per prindër që jetojne bashkë por janë në konflikt të vazhdueshem. Prandaj ky alarm kërkon ndërgjegjesim , komunikim dhe ndihmë emocionale.
