Drake ka rikthyer vëmendjen e rrjeteve sociale me një set të ri fotosh intriguese, por një imazh i vetëm ka mjaftuar që interneti të “ziejë”. Në foto, disa burra të ulur rreth një tavoline pokeri shfaqen të veshur me xhaketa të kuqe të dekoruara me shqiponjën dykrenare një detaj që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar dhe ndërkombëtar.
Atmosfera e skenës është e zymtë, me drita të ulëta dhe një vibe që të kujton filmat e krimit, duke e bërë edhe më intriguese zgjedhjen estetike të reperit. Ndryshe nga postimet e zakonshme, kjo foto ka hapur diskutime të gjera për përdorimin e simbolikës shqiptare dhe kuptimin që mund të fshihet pas saj.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një referencë kulturore, një element artistik apo thjesht një detaj stilistik, por reagimet në rrjet kanë qenë të menjëhershme. Fansat kanë nisur të ndajnë teori të ndryshme mbi motivin e reperit, duke thënë se gjithçka mund të lidhet me një projekt të ri.
Seti i fotove është shoqëruar me frazën enigmatike “Mbetet akoma personale…”, çka ka nxitur edhe më shumë spekulimet. Shumë ndjekës besojnë se Drake po ndërton narrativën vizuale për një album ose videoklip të ardhshëm dhe se simbolika e përdorur nuk është aspak e rastësishme.
Për momentin, reperi ka zgjedhur të mos japë detaje shtesë, duke lënë publikun të hamendësojë se çfarë fshihet pas këtij imazhi intriguese që ka bërë xhiron e internetit.

