Nëse ndonjëherë ju ka ndodhur të flisni me veten dhe keni menduar se po “çmendeni”, është koha ta shihni ndryshe. Një studim i fundit ka zbuluar se ky “zakon i çuditshëm” mund të jetë një nga sekretet më të forta të suksesit personal dhe profesional. Sipas kërkimeve të botuara nga psikologët e University of Wisconsin, njerëzit që flasin me veten kanë një nivel më të lartë vetëdijeje, motivimi dhe përqendrimi cilësi që ndikojnë drejtpërdrejt në arritjen e qëllimeve.
Ekspertët shpjegojnë se kur ne i flasim vetes me zë të lartë, truri ynë reagon sikur po merr udhëzime nga dikush tjetër. Kjo ndihmon në organizimin e mendimeve, në menaxhimin e stresit dhe në forcimin e besimit tek vetja. “Është si të jesh trajneri yt personal”, shpjegon psikologu Gary Lupyan, duke shtuar se shumë atletë dhe njerëz të suksesshëm e përdorin këtë metodë për të përballuar presionin dhe për të rritur performancën.
Në fakt, biseda me veten nuk është një shenjë çrregullimi, por një mënyrë inteligjente për të kuptuar më mirë ndjenjat, për të analizuar situatat dhe për të ndërtuar një mentalitet fitues. Kërkuesit theksojnë se mënyra si i flasim vetes ka rëndësi të madhe një ton pozitiv, motivues dhe i qetë ndihmon për të ndalur mendimet negative dhe për të rritur fokusin.
Nëse e gjeni veten duke thënë: “Unë mund ta bëj këtë”, “Mos u dorëzo”, apo “Vetëm edhe pak”, dijeni se jeni në rrugën e duhur. Këto fraza të thjeshta e rikthejnë kontrollin mendor dhe ju bëjnë të ndiheni më të aftë për të përballuar çdo sfidë.
