Mungesa e gjumit cilësor po bëhet një nga problemet më të përhapura sot. Stresi, telefoni, rutina e çrregullt dhe mbingarkesa mendore ndikojnë drejtpërdrejt tek truri dhe ritmet biologjike. Por, higjiena e gjumit mund të përmirësohet dhe është çelësi kryesor për të fjetur më mirë natën dhe për të pasur më shumë energji ditën.
Ja 12 rregulla të thjeshta që bëjnë ndryshim të madh:
- Ruaj orar fiks gjumi dhe zgjimi çdo ditë, edhe fundjavë.
- Shmang ekranet të paktën 1 orë para gjumit – blue light e telefonit ngatërron trurin.
- Vendos rutinë relaksuese para gjumit: dush i ngrohtë, meditimi, stretching.
- Përdor shtratin vetëm për gjumë – jo punë, jo telefon, jo TV.
- Mos konsumoni kafeinë pas orës 17:00 – qëndron në trup me orë të tëra.
- Shmang vaktet e rënda gjatë natës – tretja e vështirë ndikon në cilësinë e gjumit.
- Mbaj dhomën të freskët dhe të errët – trupi fle më shpejt në temperatura të ulëta.
- Hiq dritat LED nga dhoma e gjumit – edhe nje pikë e vogël dritë ndikon.
- Mos bëj gjumë të gjatë ditën (power nap max 15–20 min në drekë).
- Mos shko në shtrat i stresuar – shkruaj mendimet, tento të “shkarkosh trurin” përpara.
- Bëj aktivitet fizik gjatë ditës, jo natën vonë – ushtrimet e vona rrisin adrenalinën.
- Krijo “ritual gjumi” personal – parfume relaksuese, aromaterapi, piano soft, audio binaural.
Cilësia e gjumit nuk është luks. Është mënyrë jetese. Një gjumë i mirë përmirëson humorin, fokusin, kujtesën, sistemin imunitar, metabolizmin dhe edhe mënyrën si reagon ndaj stresit të përditshëm.
