Jozi Marku flet për marrëdhënien me Stresin, reperi reagon me postim thumbues
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Joz Marku, ka reaguar pas videos virale ku shihej duke u përqafuar me reperin Stresi, duke zbuluar se prapa këtij veprimi “nuk fshihej një miqësi e thjeshtë”.
Në një intervistë për “Kosovë Show”, Jozi sqaroi se marrëdhënia mes tyre ishte “një lidhje tjetër” dhe jo thjesht shoqërore. Ai e quajti Stresin “djalë të mirë”, por theksoi se gabimet që kishin ndodhur gjatë kohës në “BBVA” duhej të sqaroheshin.
Djali është artist, është djalë i mirë, i shtëpisë së mirë. Patjetër si çdo njeri gabon, por nuk është mirë me gabu me mua
Nëse gabon me mua, do e marrësh hakun tënd, si për mirë si për keq. Nuk është kjo vetëm për keq
Unë asnjëherë, duke nisur që nga vetja ime, nuk kam për qëllim të arrij diçka duke hedhur baltë mbi imazhin tënd
Unë jam një njeri që nuk i harroj gjërat, qofshin të mira apo të këqija. Nuk jemi takuar për bashkëpunim.
Këta pseudoartista që kanë marrë guximin me qitë atë imazhin e vet herët a vonë me ato dënimet përballet. Do ketë një farë sqarimi!
Ndërkohë, menjëherë pas fjalëve të tij, Stresi publikoi një story .
Postimi u interpretua nga ndjekësit si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të Jozit, duke ndezur edhe më shumë rrjetin.
