Selena Gomez dhe producenti muzikor Benny Blanco i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni madhështore në Santa Barbara, Kaliforni. Me rreth 170 të ftuar, dasma u kthye në një nga ngjarjet më të përfolura të vitit.
Mes të pranishmëve ishin emra të mëdhenj si Taylor Swift, Paul Rudd, Steve Martin dhe Martin Short. Selena shkëlqeu me një fustan klasik të bardhë, ndërsa Blanco u shfaq me një smoking elegant.
Detaji që bëri bujë? Në Instagram, producenti e quajti këngëtaren “gruaja ime në jetën reale”, duke emocionuar miliona ndjekës. Çifti, që u fejua në dhjetor 2024, ka bashkëpunuar prej kohësh në projekte muzikore dhe duket se lidhja e tyre tashmë është kurorëzuar me martesë.


Ky event i ka dhënë fund spekulimeve dhe i ka bërë fansat të pyesin: A do të jetë kjo një nga martesat më jetëgjata të Hollywood-it?
