Gazetarja dhe prezantuesja e njohur Aulona Musta ka ndarë një moment emocionues në rrjetet sociale, duke festuar 14 vjetorin me bashkëshortin e saj. Në një postim të bërë në Instagram, ajo ka shkruar:
“Nisi 14 vjet më parë, kur shumë njerëz “do vinin bast” që nuk do zgjaste më shumë se disa muaj…14 vjet më vonë jemi sërish këtu, duke ndërtuar jetën që duam dhe duke qenë mirënjohës për çdo sekond për NE.”
Aulona vazhdoi duke reflektuar mbi rrugëtimin e tyre së bashku:
“Për NE, që as vetë NE nuk e kishim menduar që do ishim këtu dhe kështu si jemi sot. Një nga surprizat më të bukura të 40 viteve të mia jemi NE.”
Ky postim tregon dashurinë dhe mirënjohjen që Aulona ndjen për bashkëshortin e saj dhe për rrugëtimin e tyre së bashku gjatë këtyre viteve.